fbpx

Si rrallëherë, Jay-Z flet në një intervistë për fëmijët e tij

nga Revista Kosovarja

Jay-Z ka folur për fëmijët e tij në një intervistë të rrallë.

Reperi 51 vjeçar foli për The Sunday Times dhe zbuloi se gjëja më e mirë që ai gjithmonë përpiqet të bëjë për fëmijët e tij, është mbështetja e në çdo hap.

“Të ndjehesh i dashur është gjëja më e rëndësishme që i duhet një fëmije” – tha Jay-Z për Blue Ivy dhe binjakët Sir dhe Rumi, të cilët i ka me gruan e tij Beyonce.

“Për sa kohë që fëmija juaj ndihet i mbështetur dhe i dashur, mendoj se gjithçka është e mundur. Qëllimi është që të sigurohemi të krijojmë një ambient të dashur, të jemi të vëmendshëm ndaj tyre”, tha artisti.

Kohëve të fundit, Jay-Z dhe Beyonce festuan 13 vjetorin e martesës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]