fbpx

Si ta arritni suksesin e Taynas? Artistja rrëfen

nga Revista Kosovarja

Brenda një kohe shumë të shkurtër Tayna u shndërrua në reperen më të famshme brenda trojeve shqiptare dhe sot numëron miliona fansa.

Ajo i ngjiti shpejt shkallët e karrierës së saj dhe tashmë po shijon suksesin, teksa numëron hite në repertorin e saj.

Tayna është vlerësuar shumë edhe për aftësinë në shkrimin e teksteve, diçka që duhet t’ju vijë natyrshëm të gjithë artistëve të zhanrit të saj.

Përmes një postimi në Instagram, reperja ka treguar se ky proces është një nga më të preferuarit në punën e saj. Gjithashtu Tayna ju ka dhënë një këshillë shumë të vyer të gjithë artistëve të rinj.

“Nuk mund ta kuptoj qetësinë, lumturinë, adrenalinën dhe çdo emocion që ndjej sa herë krijoj një këngë të re (veçanërisht kur rrjedh kreativiteti dhe më pëlqen se si po shkon).Ndonjëherë dëgjoj këngët që bëj dhe mendoj ‘Si e realizova këtë tekst?’. Vjen shumë natyrshëm, pa u sforcuar dhe jam mirënjohëse për këtë dhuratë nga universi, sepse është me të vërtetë magjike. Për këtë arsye i respektoj njerëzit që bëjnë vetë këngët e  tyre jo vetëm i performojnë. Dhe për gjithë të rinjtë, mos nxitoni pas famës ose fuqisë apo çfarëdo, thjesht bëni çfarë doni të bëni dhe çdo gjë tjetër do të shkojë në vend”, ka shkruar ajo në një status në InstaStory.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]