fbpx

Si të bëni brumin për picë shpejt dhe thjesht

nga Revista Kosovarja

Çdo amvisë ka recetën e vet për picë të përsosur. Mirëpo, pica nuk është e qëlluar, nëse nuk është bërë nga brumi shtëpiak.

Përbërësit:

– 1 kg miell tip 400;
– ½ qese tharmë të thatë;
– 10 g kripë;
– 20 g sheqer;
– 250 ml ujë të vakët;
– 1 dl vaj ulliri.

Përgatitja:

Përzieni në një enë kripën dhe miellin dhe bëni në mes një “gropë” të vogël. Në atë gropë shtoni gjysmë qese tharmë të thatë, sheqerin dhe qitni pak vaj të vakët.

Pritni disa minuta, shtoni vaj dhe pak ujë. Të gjitha përzieni me garuzhdë dhe shtoni pjesën e mbetur të ujit.

Në enë ngjishni brumin. Në tavolinën e punës përhapni miell dhe ngjisheni brumin në të. Ngjisheni brumin rreth dhjetë minuta.

Në enë qitni pak vaj, kthejeni brumin në të, pastaj lëreni një orë në një vend të ngrohtë.

Pastaj ndajeni brumin në tri apo katër pjesë.

Pjesët më të vogla ngadalë përhapni me gishta, pa okllai, në madhësinë që e dëshironi.

Me këtë brumë do të mund t’i gatuani 3 – 4 pica.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]