fbpx

Si të bëni vetë qumësht bajamesh

nga Revista Kosovarja

Qumështi i bajameve është shumë i shëndetshëm dhe i dobishëm.

Nuk përmban kolesterinë dhe është i pasur me vitamina dhe mikro-elemente të cilat janë të zbërthyer ashtu që lehtë i janë të qasshëm organizmit tonë.

Në këtë përbërjen e vet nuk përmban kolesterinë, ndërkaq përbëhet nga 20% proteina.

Vitaminë E në qumështin e bajameve ka më shumë se në spinaq, i cili është burim i magnezit.

Veç kësaj, ky qumësht është burim i fosforit, i cili është mjaft i dobishëm për dhëmbë dhe kocka.

Në këtë qumësht ka katër herë më shumë kalcium se sa në qumështin e lopës, 370 mg kalcium në 100 gramë të produktit!

Të mos i harrojmë edhe kaliumin, zinkun, bakrin, hekurin, grupin e vitaminave B dhe manganin, transmeton Telegrafi.

Përse duhet të pimë qumësht bajamesh?

Qumështi i bajameve është zgjidhje e shkëlqyeshme për të gjithë ata që vuajnë nga intoleranca në laktozë sepse nuk përmban laktozë fare. Qumështi i bajameve nuk përmban as sojë dhe është i shkëlqyeshëm edhe për ata që janë alergjik në sojë.

Po ashtu nuk përmban kazeinë, proteinën qumështore, e cila sipas përbërjes së vet kimike është e ngjashme me glutenin, prandaj është e shkëlqyeshme për ata që janë alergjik në gluten.

Prej të gjitha llojet të qumështit, i bajameve është një nga llojet më të pasura me vlera ushqyese.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]