fbpx

Si të përballeni me kapilarët e pëlcitur?

nga Revista Kosovarja

Para se t’i provoni ilaçet e barnatoreve, provoni këtë recetë shtëpiake për vena të zgjeruara dhe kapilarë të pëlcitur

Kapilarët e pëlcitur janë enë shumë të vogla të gjakut (kapilarë) që janë dëmtuar dhe kanë plasur nën lëkurë. Kjo çon në një pamje të njollosur, që zakonisht shfaqen në fytyrë ose këmbë. Në mjekësi, shpesh quhen edhe telangjiektazi ose “venat merimangë”.

Kapilarët e pëlcitur janë shfaqje shumë e pakëndshme dhe e keqe nën lëkurë, zakonisht kanë ngjyrë të kaltër, vjollcë apo të kuqe.

Shkaqet e mundshme përfshijnë:

Gjenetika – trashëgimi familjare
Ekspozimi ndaj diellit – dëmton lëkurën dhe enët e gjakut
Ndryshimet hormonale – sidomos tek gratë (shtatzëni, menopauzë)
Presioni i lartë i gjakut
Alkooli – zgjeron enët e gjakut
Disa sëmundje të mëlçisë
Rosacea – një gjendje kronike e lëkurës
Trauma lokale ose masazhe të forta

Edhe pse janë të parrezikshëm, duken shumë keq në lëkurë. Por ekziston mënyra se si t’i eliminoni, me ndihmën e disa përbërësve që i keni në shtëpi.

Mënyra e parë

Merrni disa kokrra domatesh të reja dhe prisni në feta. Vendosni fetat e domates në vendin ku ju kanë pëlcitur kapilarët…

Përdorni vetëm domate të reja, jo të pjekura. Fetat e domates lini 2-3 minuta në lëkurë. Pastaj hiqni dhe lëkurën freskojeni me ndonjë losion me të cilin do ta rihidratoni.

Këtë proces përsëriteni edhe në 10 ditët në vijim dhe kapilarët do të duhej të zhdukeshin shumë shpejt, transmeton Telegrafi.

Mënyra e dytë

Uthullën e mollës qiteni në regjionin ku ju kanë pëlcitur kapilarët. Këtë procedurë përsëriteni tri herë në ditë nga 10 minuta.

Pas katër javësh apo më herët, kapilarët e pëlcitur do të zhduken. Uthulla mund të shkaktojë rritim të lëkurës, prandaj është me rëndësi që të mos e qitni në pjesët e ndjeshme të trupit.

Ndajeni këtë ilaç magjik me miqtë dhe përgjithmonë do ta zgjidhni problemin me kapilarët!

Këshillë: Për çdo shqetësim shëndetësor që keni, sigurohuni që të konsultoheni me mjekun tuaj.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]