fbpx

Si të përdorim produktet e grimit për një dekolte më joshëse

nga Revista Kosovarja

Jo vetëm mollëzat dhe sytë, grimi bën edhe gjoksin të duket më i madh.

Fuqitë e grimit janë të pabesueshme, sidomos konturimi. Falë personazheve si Kim Kardashian, konturimi është bërë një truk i përhapur grimi që shumë vajza e përdorin për të realizuar mollëza perfekte, por a do e kishit menduar që mund ta përdorësh jo vetëm në fytyrë?

Po, ky truk i vjetër mund të përdoret për ta bërë gjoksin të duket më i madh. Nëse nuk po e imagjinoni dot si funksionon, pas pak do jetë gjithçka e qartë. Është thjesht një iluzion pamor.

Konturimin mund ta shfrytëzojmë te sytë duke përdorur hijen dhe dritën për të ndikuar perceptimin e thellësisë, sepse ai i bën përmasat të duken më të mëdha ose më të vogla. Duke e bërë një pjesë të duket më e errët me grim, duke përdorur një bronzer, krijojmë një efekt hijeje që e bën zonën e hijezuar të duket më larg ndërsa duke përdorur grimin për të ndriçuar një pjesë, ka efektin e kundërt dhe e bën pjesën e theksuar më të dukshme duke e sjellë më afër.

Kështu që edhe kur vjen radha e gjoksit, duhet vetëm të përdorësh me strategji hijet për të krijuar një efekt hijezues që rrit gjoksin. Shumë e thjeshtë! Me këtë truk, mund të keni dekoltenë e ëndërruar pa qenë nevoja të vishni sytjena me supermbushje.

Ja si realizohet ky lloj grimi. Ju duhet pak pudër dhe leksioni që sapo po e merrni.

Keni nevojë për një furçë me fund të pjerrët, një furçë pudre, një pudër normale, një pudër ose krem bronzer dy nuanca më të errët sesa toni natyral i lëkurës dhe një pudër zbardhuese dy tone më e hapur sesa lëkura. Për ta pasur më të thjeshtë, mund të blini një paletë për konture që i ka të gjitha nuancat që ju duhen.

Filloni duke e lyer me furçë pjesën më mes të gjoksit me bronzerin për të krijuar thellësi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]