fbpx

Simite të shpejta pikante

nga Revista Kosovarja

Simite pikante të cilat gatuhen shumë shpejt, ndërkaq shija me siguri u pëlqen të gjithë atyre që i kanë provuar

Nevojiten:

– 250 g margarinë,
– 200 g djathë të grirë,
– 100 g ajkë të thartë,
– 1 lugë e vogël kripë, sipas shijes,
– 350 g miell të butë,
– spec i kuq djegës, bën edhe hudhër pluhur,
– fara liri apo susami,
– mund të shtoni edhe erëza të tjera, sipas dëshirës suaj.

Përgatitja:

Margarinën, djathin dhe ajkën përzieni bashkë, pastaj shtoni kripën. Përzieni derisa të bashkohen dhe shtoni miellin dhe ngjishni brumin.

Brumin shtrijeni në 5 mm trashësi dhe bëni format sipas dëshirës.

Furrën nxeheni në 200 gradë dhe piqni përafërsisht 15 minuta, derisa të marrin ngjyrë ari.

Lërini të ftohen dhe pastaj shërbeni!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]