fbpx

Situata e tensionuar në veri të Mitrovicës, Çun Lajçi: Kosovë do të jetë veriu e jugu

nga Revista Kosovarja

Situata e tensionuar në veri të Mitrovicës ka ngjallur reagime të shumta nga liderë vendi e ndërkombëtar.

Një reagim për këtë ka bërë edhe aktori i mirënjohur, Çun Lajçi në një postim në Facebook.

Aktori ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i plotëson premtimet e fushatës që në çdo pjesë të vend të sundoi rendi dhe ligji.

Postimi i plotë i Çun Lajçit:

Shqiptarë

Jo ju që i shikoni televizorët, po ju që televizorët i bëni me dalë menç, mos u bëni dhelpra, se kaçubat i ka djegë Serbia njëherë e një kohë e pallatet që i keni ndërtua me “djersën e ballit” pa i zbrazë kuletat, ato mund të luhatën nga ndrojtja e juaj!

– Albini e plotësoi premtimin e fushatës – në çdo cep do të sundoi rendi e ligji e do të funksionoi shteti. Kosovë do të jetë veriu e jugu, pavarësisht a i pëlqen Amerikës apo Evropës.

Standardet e dyfishta le t’i zbatojnë evropianët e amerikanët e pastaj le të insistojnë për të tilla standarde edhe në Kosovë!

Rrnoftë Kosova! Rrnoftë populli i saj. Rrnoftë policia e ushtria kosovare e rrnoftë Albin Kurti!

Ju frikohuni sa të doni, por dijeni se frika vetëm sa iu zvogëlon!

“Edhe ti Mbreti Stambollës (thoshte Fishta) qi po thua se Krajl Nikollës, … e unë po të them ty Edi Rama, shikoj mirë punët e Shqipërisë e mos ia mbaj zhagun Vuçiqit, … “se Shqipëria shportë me fiq nuk ka qillue, qi mua nda miqve peshqesh”.

Kujtojmë se, ditën e djeshme (e premte 26 maj) grupe qytetarësh serb u përplasën me Policinë e Kosovës e cila po ndihmonte kryetarët e zgjedhur të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit për të hyrë në zyrat e tyre dhe filluar procesin e punës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]