fbpx

Sivjet dimri nuk dorëzohet kursesi!

nga Revista Kosovarja

Sinjali ishte se pas këtij përmirësimi të motit këto 3-4 ditë, të kemi përsëru ulje të theksuara të temperaturave por shpresonim në ndonjë gabim në modele dhe se çdo gjë do ti kthehet normalitetit, megjithatë tani gati të gjitha modelet globale, kompjuterike për parashikim të motit janë unanime se nga mesi i javës na pret valë e re e të ftohtit polar edhe pse goditja e re arktike nuk pritet të jetë e fuqishme sikur kjo që lamë pas.

Sidoqoftë deri të martën me diell dhe vranësira kalimtare, por pa reshje. Të martën riga shiu, ndërsa nga e mërkura/enjta ulje e temperatuave dhe reshje shiu e bore në viset kodrinore-malore.

E tëra çfarë na mbetet ne është të shpresojmë që të mos ketë kthjellime gjatë netëve kur vjen i ftohti sepse tani vegjetacioni do të kulmojë me këto 4 ditë të ngrohta. Të shpresojmë që temperatura të mos ulet në 0°C.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]