fbpx

Ska material për pasaporta: Aeroporti ka një paralajmërim të rëndësishëm për ju që udhëtoni

nga Revista Kosovarja

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” i ka paralajmëruar udhëtarët se nuk do t’ju lejohet qasja në fluturim, nëse kanë pasaporta me afat të skaduar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, ANP ka thënë se qytetarët që udhëtojnë përmes këtij aeroporti patjetёr duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim.

“Ju informojmё se pёr tё udhёtuar pёrmes Aeroportit Ndёrkombёtar tё Prishtinёs “Adem Jashari”, qytetarёt e Republikёs sё Kosovёs, patjetёr duhet tё jenё tё paisur me dokumentacion tё vlefshёm pёr udhёtim. Udhёtarёve me dokumentacion tё skaduar tё udhёtimit tё lёshuar nga Republika e Kosovёs nuk do t’ju lejohet casja nё fluturim”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, qytetarët s’po mund të pajisen me pasaporta qe disa javë, në mungesë materiali.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se materiali për këto dokumente s’do të vijë deri në janar. Aktualisht, pasaportat po lëshohen vetëm për raste emergjente.

https://www.facebook.com/airportpristina/posts/3348160472140296

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]