fbpx

S’ka më dilema: Dr.Erion Çela nga “International Hair Clinic’s” tregon gjithçka për mbjelljen e flokut dhe vetullave

nga Revista Kosovarja

Asnjëherë më parë nuk ka qenë më e lehtë ti riktheni flokët, apo vetullat tuaj, të dukeni si dikur dhe ta zhdukni kompleksin që mund tiu shoqëroj.

Adresa e duhur, më e mira dhe më e besueshmja për mbjelljen e flokëve është “International Hair Clinic’s”, që është pranë jush prej më shumë se pesë vite, në Tiranë dhe Prishtinë. Në këtë klinikë të njohur për punën profesionale, etiken dhe rezultatet e shkëlqyera, janë realizuar numër rekord i mbjelljeve të flokëve e vetullave dhe rezultatet janë mahnitëse. Klinika “International Hair Clinic’s”, e themeluar nga Erion Çela është një ndër klinikat lider në rajon për këto lloj ndërhyrjesh, që falë eksperiencës disa vjeçare si edhe studimit të vazhdueshëm mbi të rejat e fundit të shkencës mjekësore estetike, ka ndërtuar pikat e forta të kësaj strukture me qendër në Tiranë dhe në Prishtinë, e që sot njihet për punën e jashtëzakonshme që bënë në këtë fushë. Për më shumë, në “Kosovare” flasim me doktor Erion Çela nga “International Hair Clinic’s”.

Kush është Erion Çela?
– Erion Cela është një mjek që ka studiuar në Ankara dhe për shumë vite ka drejtuar klinika dhe spitale në rajon

Doktor Erion, si filloi iniciativa për hapjen e klinikës
– Iniciativa për hapjen e klinikës nuk filloi me ndonjë plan shumë të detajuar, por ishin pacientët që ndër vite kishin marrë shërbimin dhe duke sjell çdo të afërmin e tyre për të kryer procedurat vendosa qe ti dedikohem totalisht vetëm klinikës…

Çfarë shërbime kryen klinika juaj ?
– Në klinikë kryejmë vetëm shërbime për restaurimin folikular dmth nëse një zone e dukshme e fytyrës ose e kokës në të cilën dikur ka pas flokë dhe për arsyeje nga më të ndryshme këto nuk janë më arrijmë që me transferimin nga zona dhuruese të bëjmë rikthimin në gjendjen e mëparshme të flokut apo të vetullave, pra mbjellja është shërbimi kryesor i klinikës

Pse duhet njerëzit ti drejtohen klinikës suaj ?
– Në klinikë ne nuk i konsiderojmë si klientë por si:
Pacientë të cilët të gjithë me vete një me një duan që të kenë kujdesin e tyre të veçantë dhe të marrin një shërbim nga më cilësorët nga një
staf tepër i kualifikuar për këtë Iloj ndërhyrje.
Gjëja tjetër që dua t’u them është se ne
INTERNATIONAL HAIR CLINIC parimet
themeltare mjekësore janë ato qe na garantojnë
suksesin maksimal

Sa ka sfida si biznes?
– Klinika e parë si biznes patjetër që ka vështirësitë dhe problematikat e saja, sepse siç e thash edhe më herët kërkimet e vazhdueshme shkencore dhe vendosmëria për të dhënë një shërbim të një niveli shumë të lartë dhe sipas protokolleve mjekësore, janë ato që na bëjnë të kemi sfida të vazhdueshme.

Çfarë duhet të dimë rreth mbjelljes së flokëve ?
– Gjëja më kryesore që duhet të dimë për mbjelljen e flokëve është që duhen një partneritet shumë i mirë pacient-klinik për të patur një rezultat maximal . Tri janë fjalët që çdo pacient duhet ti dijë për këtë procedurë:
– 1 planifikimi shumë i sakte
– 2 aplikimi i 100% i këtij plani
– 3 ndjekja për 1 vit e pacientit

Sa kohë zgjat mbjellja e flokëve?
-Mbjellja e flokut zakonisht në kushte normale dhe me një ekip shumë të aftë për të bërë një punë të saktë nuk duhet ti kaloj pesë orë, sepse çdo kohë e shpenzuar më shumë se pesë orë në mbjellje, rezultati i daljes së flokut është akoma dhe më i vogël dhe kjo ndodh për një arsye shumë të thjeshtë, folikulat që mblidhen në zonën dhuruese nuk duhet të jenë jashtë trupit për më shumë se pesë orë.

Pas mbjelljes së flokëve kur përfitohen flokët?
-Rezultatin final të mbjelljes së flokut ne e marrim një vit pas mbjelljes dhe për këtë arsye ndjekja e pacientit bëhet për një vit.

A ka ndonjë dëm mbjellja e flokëve ?
-Jo, absolutisht mbjellja e flokëve nuk ka asnjë lloj dëmi, i cili është raportuar deri më tani. Por, e përsëris gjithmonë nëse rregullat dhe protokollet mjekësore janë të zbatuara.

A mund të kryhet mbjellja e flokëve më shumë se një herë ?
Mbjellja e flokut mund të bëhet më shumë se një herë kur hapësira për tu mbjellë është më e madhe dhe nuk duhet të hiqen më shumë folikuj në zonën dhuruese për të mos e dëmtuar këtë zonë. Pra, bëhet më shumë se dy herë kur hapësira është shumë e madhe dhe koha e mbjelljes i kalon pesë orë.

A është e caktuar mosha për mbjelljen e flokëve ?
-Mosha e mbjelljes së flokut nuk është një gjë. Është e vendosur, por varet shumë nga pacienti. Në shumicën e rasteve mbjellja bëhet kur rrënja e flokut ka ndaluar.

Si bëhet mbjellja e flokëve ?
– metoda e vetme e cila është e aprovuar që nuk ka asnjë lloj dëmi kolatereal është FUE.

Cilat janë metodat e tjera të mbjelljes së flokëve dhe cili është dallimi ?
Metodat e tjera janë shumë herë më të gjata në kohë dhe rrjedhimisht suksesi për të patur flokë të rinj të shëndetshëm është akoma dhe më i vogël.

Dr. Erion , ju bëni edhe mbjelljen e vetullave sa është i sigurt ky transplant ?
-Po, unë bej mbjellje të vetullave. Është 100% e sigurt si ndërhyrje, është shumë i përngjashëm me procesin e mbjelljes së flokut, por me disa dallime të cilat e bëjnë përfundimin e mbjelljes së vetullës shumë natyrale dhe tejet të siguritë.

Çfarë duhet të dimë rreth mbjelljes së vetullave?
Mbjellja e vetullave ose restaurimi folikular i vetullave është një ndërhyrje që mund të bëhet nga çdo kush qe ka kaluar 18 vjeç. Mund ta bëjnë femra e meshkuj edhe të një moshe shumë të madhe, s’ka as më të voglën pengesë as mjekësore dhe as estetike.

A janë fijet natyrale ?
-Fijet që përdoren për mbjellje të vetlluave merren nga një zonë e caktuar pas koke që është zona dhuruese dhe vendosen në drejtimin e duhur në vetulla duke i dhënë kësaj vetulle aspektin natyral edhe pse ato mund të jenë bërë tatto apo mund të kenë pasur dëmtime të ndryshme më parë. Këto fije të flokut që vendosen në vetull janë për gjithë jetën aty.

A mund të bien fijet, pra sa kanë qëndrueshmëri?
– Është një ndyrje e cila bëhet vetëm një herë dhe rezultati është për gjithë jetë

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]