fbpx

“S’kam çka boj, s’kam leje” , thotë pronari i shtëpisë së rrënuar sot në Tophane

nga Revista Kosovarja

Drejtoria e Inspeksionit në Prishtinë ka rrënuar sot një shtëpi që ishte në ndërtim e sipër në lagjen Tophane të Prishtinës.

Inspektoriati në bashkëpunim me Policinë e Kosovës kanë filluar aksionin nga mëngjesi i sotëm.

Ndërkohë, Inspektoriati ka sqaruar arsyen e rrënimit të shtëpisë.

“Pala ka filluar së ndërtuari objekt pa lejen përkatëse nga organet kompetente me dimensione të përafërta ~ 13,00m x 18,00m, inspektorati i ndërtimit ka ndërmarrë hapat ligjor duke urdhëruar palën me aktvendim të ndërpresë punët ndërtimore dhe të bëjë largimin e objektit pa leje ndërtimore ndërkaq i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e inspektoratit me ç’rast kemi ndërmarrë veprimet tjera ligjore dhe jemi duke bërë rrënimin e objektit pa leje përkatëse” thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspektoriatit në Prishtinës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]