fbpx

Skenderaj, gjendet i vdekur një 77-vjeçar në malin që ishte kapluar nga zjarri

nga Revista Kosovarja

Trupi i një burri 77-vjeçar ëshë gjendur i vdekur në një mal të fshatit Rezallë të Skenderajt.

Atë e gjetën familjarët e tij, në malin që ishte kapluar nga zjarri.

Lajmin e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Rreth orës 18:00, është raportuar se në fshatin Rezallë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima mashkull i moshës 77 vjeçar. Bazuar në informatat e para, bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga familjaret e tij në një zonë mali që ishte kapluar nga zjarri”.

“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML”, ka thënë ai./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]