fbpx

Skivi bën dedikimin prekës pas vrasjes së Albert Krasniqit

nga Revista Kosovarja

Këngëtari Visar Shala, i njohur si Skivi në botën e showbizit, ka reaguar për vrasjen e shokut të tij, Albert Krasniqit.

Skivi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, ka thënë se Alberti ishte shoku i tij më i mirë dhe besnik që ka pasur ndonjëherë.

Tutje, ai tha se Alberti i kishte qëndruar reperit afër në momentet më të vështira.

Më poshtë gjeni reagimin e tij.

“Buddy nuk po m’besohet që shkove. Pse kaq herët? Pse? … Në momentet më të mira e më të këqija gjithmonë ke qenë aty përr mu. Je kon, je, dhe do t’mbetesh shoku më i mirë e më besnik që e kam pas ndonjëherë n’jetë. U prefsh në paqe”.

Kujtojmë se për vrasjen e Albert Krasniqit u arrestuar babai i tij, Skender Krasniqi, si i dyshuari kryesor.

Albert Krasniqi ishte i afërm me grupin Baba Stars dhe një kohë menaxher i grupit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]