fbpx

Soni Malaj e pranon: Kam ndryshuar tekstet e këngëve

nga Revista Kosovarja

Soni Malaj ka ndarë me publikun një aspekt interesant të procesit të saj krijues, duke zbuluar se besimi i saj në Zot ndikon drejtpërdrejt në disa tekste këngësh që interpreton.

Ne ‘X Factor’, Soni pranoi se kishte bërë disa ndryshime në tekstin e këngës “Highway to Paradise” për shkak të bindjeve të saj fetare. “Si besimtare, nuk na shkonte ai tekst. Kam bërë disa shkurtime në vargje për ta përshtatur me parimet e mia,” u shpreh ajo.

E habitur, Alketa e pyeti nëse kjo ishte për arsye besimi, dhe Soni konfirmoi: “Po, është çështje besimi. Nuk kemi pse të admirojmë entitete të tjera kur jemi të Zotit.”

Ky detaj i ndanë nga Soni shton një dimension të ri në interpretimin e saj artistik dhe tregon përkushtimin e saj ndaj vlerave shpirtërore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]