fbpx

Soni Malaj rrëfen ëndrrat e fëmijërisë për tu bërë këngëtare

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja Soni Malaj ka qenë e ftuar në “A live night”, në Top Channel, drejtuar nga Ledion Liço, ku si rrallëherë rrëfeu disa prej momenteve të fëmijërisë, ku ëndërronte të bëhej këngëtare, edhe pse prindërit dëshironin që ajo të bëhej doktoreshë.

“Unë nuk e di kur s’kam kënduar, mundoj të kujtoj një moment që nuk kam kënduar, por nuk ka, kam nisur që pesë vjeç. Ëndrra imë më e madhe ishte të bëhesha artiste, këngëtare, të lija një gjurmë në muzikën shqiptare”.

“Nuk e dija kujt gjëje po i shkoja, thashë do ndjek ëndrrën time dhe pikë. Kam lindur në Tropojë dhe kam jetuar deri në moshën nëntëvjeçare. Ka qenë një fëmijëri e bukur, edhe bota do e kishte zili, si Zvicra, me ski me slita me lojërat e dëborës dhe kur fillonte dëbora e parë çoheshim në mëngjes hapnim dritare”, ka thënë Soni.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by SONI MALAJ 🦂 (@soni_malaj)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]