Soni Malaj e kishte të vështirë të gjente një koment tjetër për Elvana Gjatën, përveç “këngëtare” dhe “aktore”.
E ftuar në “Mos i bjer me top” në “E diell”, Sonit iu treguan fotot e personazheve të ndryshme dhe secilin prej tyre duhej t’i përshkruante me një fjalë.
“Këngëtare,” tha ajo për Elvanën. “Vetëm kaq?!” e pyeti moderatori Ronaldo Sharka. “Kaq. Këngëtare.” u përgjigj Soni, e cila më vonë shtoi edhe komentin “aktore”.
“Ne e dimë që është këngëtare. [Donim] një koment,” këmbënguli Ronaldo. “Po, pra. Ky është komenti im, që është këngëtare dhe aktore,” vijoi Soni. “Këngëtare shumë e mirë, apo këngëtare?” ishte pyetja e radhës e Ronaldos që kish vendosur të mos hiqte dorë.
“Unë jam person që edhe veten time i bëj shumë kritika, imagjino të tjerëve pastaj…” përfundoi Soni, që mesa duket paska kritika për Elvanën.