92
Sonte është nata e fundit e festivalit të muzikës “Sunny Hill”, festival ky që për katër ditë priti artistë nga e gjithë bota për të performuar në Prishtinë.
Në skenën e këtij festivali u ngjitën shumë artistë të famshëm botërorë si: Dua Lipa, që është edhe organizatore e tij, artisti kolombian J Balvin, Mahmood, Azet e Zuna Skepta, Diplo, Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Ghetto Geasy, Yll Limani dhe shumë të tjerë.
Mbi 20 mijë adhurues morën pjesë në këtë festival.