fbpx

Sorensen takon Kurtin, Osmanin, Gërvallen e Gjuriqin: U dakorduam që duhet ecim përpara

nga Revista Kosovarja

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka takuar për herë të parë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, ministren e Jashtme Donika Gërvalla, si dhe ministrin e Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq.

Pas këtyre takimeve, Sorensen ka bërë një postimin në platformën ‘X’, ku ka shkruar se nga takimet të gjithë kanë rënë dakord për nevojën për të ecur përpara.

“Ne të gjithë ramë dakord për rëndësinë e diskutimeve të hapura dhe nevojën për përparim,” ka shkruar Sorensen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]