Një fotografi e princit Louis që shtyhet në një karrocë dore nga nëna e tij është një nga dy të publikuara për të shënuar ditëlindjen e tij të pestë.
Ndërsa fotoja e dytë është një pamje nga afër e të voglit që shikon duke buzëqeshur para aparatit fotografik.
Louis është nipi i mbretit Charles III dhe i katërti në radhë për fronin britanik, pas babait të tij, Ëilliam dhe vëllait e motrës së të tij, George dhe Charlotte.
Ndryshe nga herët e tjera, ishte fotografja Millie Pilkington dhe jo nga vetë Kate ajo e cila realizoi këto foto. Për kurorëzimin e Mbretit më 6 Maj, Princi i ri pritet të shoqërojë vëllain e motrën e tij në eventin e veçantë që pritet të ndiqet nga miliona njerëz.
Ai nuk u pa në funeralin shtetëror të Mbretëreshës së ndjerë për shkak se u mendua në atë kohë se ishte shumë i vogël për të marrë pjesë në atë ngjarje.