fbpx

Sot do të mbajë mot me diell

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me pak vranësira. Temperaturat pritet të shënojnë ngritje, ndërsa gjatë ditës do të fillojnë të fryjnë erëra nga jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta. Temperaturat shënojnë ngritje graduale.

Të dielën në tërë rajonin na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i ngrohtë. Temperaturat pritet të shënojnë ngritje dhe ato maksimale pritet të luhaten nga 28 gradë Celsius, në viset kontinentale deri në 30 gradë Celsius në viset mesdhetare.

Ditëve të ardhshme priten mot i ngrohtë, me vranësira të shpeshta kalimtare. Rrallë në ndonjë rajon kryesisht kodrinoro-malor mund të ketë ndonjë rigë ose rrebesh afatshkurtër shiu.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]