fbpx

Sot do të mbajë mot mjaft i ngrohtë

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë dhe kryesisht me diell dhe zagushi. Pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave të cilat (kryesisht) në juglindje dhe lindje të vendit mund të kushtëzojnë ndonjë rrebesh shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Pasdite në verilindje të Maqedonisë së Veriut mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Nga e mërkura na presin depërtime të masave pak më të frohta ajrore nga veriut. Temperaturat pritet të shënojnë ulje graduale, ndërsa priten reshje të pakta lokale. Të enjtën pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Vende-vende priten rrebeshe intensive dhe breshër sidomos në Maqedoninë Veriore dhe ndonjë rajon në Kosovë. Në Shqipëri nuk priten reshje.

Ditëve të ardhshme na pret mot i paqëndrueshëm dhe jo i nxehtë. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në Shqipëri temperaturat pritet të jenë pak më të larta dhe reshjet do të jenë më rralla dhe më të pakta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]