fbpx

Sot është një yll, por ja si dukej Tayna para famës

nga Revista Kosovarja

Është publikuar një fotografi e rrallë e Taynës.

Rep-artistja Tayna ka pak kohë që ka hyrë në tregun muzikor shqiptar, ndërsa sot është ndër emrat më të kërkuar.

Artistja njihet për disa projekte muzikore, të cilat janë mirëpritur nga publiku dhe vazhdon të punojë vazhdimisht për këngë të reja.

Krahas projekteve muzikore, Tayna i kushton kujdes të madh edhe paraqitjes para publikut, teksa çdo herë e shohim të kuruar në detaje.

Së fundi, faqja “Vipat e Bllokut” kanë publikuar një fotografi të rrallë të Taynës, gjatë adoleshencës, ku dukej krejtësisht ndryshe.

Kujtojmë se “WTF” titullohet kënga e fundit nga Tayna, të cilën e solli në bashkëpunim me artisten Ivorian Doll.

Me anë të një postimi, Tayna ka paralajmëruar që sot do t’i sjell prapaskenat e këtij klipi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]