fbpx

Sot krerët e UÇK-së do të përballen me 312 dëshmitarë – Detaje për çka do të dëshmojnë

nga Revista Kosovarja

Ka nisur seanca përgatitore për nisjen e gjykimit në rastin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë të ditur se për momentin kanë të planifikuar të thërrasin 312 dëshmitarë.

“Kalendari që kemi dhënë përfshin 600 orë në vitin e parë të gjykimit. Ju keni 312 dëshmitarë, dhe ky numër ndryshon ka 11 dëshmitarë më pak se nga parashtrimi i mëparshëm”, ka thënë kryetari i trupit gjykues, transmeton Nacionale.

Ata do të dëshmojnë për krimet e pretenduara, disa për strukturën e UÇK-së dhe disa për sjelljen dhe veprimet e të akuzuarve, pra krerëve të UÇK-së

“Sa dëshmitarë në lidhje me krimet? – Kemi 188 dëshmitarë lidhur me krimet. Strukturën e UÇK-së? 110 dëshmitarë. Për veprimet dhe sjelljen e të akuzuarve 63. Nëse mblidhen këto shifra dalin më shumë se 312, disa dëshmi mund të jenë përsëritëse. Këto janë kategoritë.”, thanë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Në Gjykatën Speciale sot pritet që të mbahet seancë përgaditore për rastin e ish-zyrtarëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniq

Seanca përgatitore në këtë çështje gjyqësore është planifikuar për datën 15 shkurt, në orën 9:30.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore.

Më 10 maj 2022, gjatë paraqitjeve të tyre, të katër të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e reja në aktakuzën e ndryshuar.

Aktakuza më e fundit u dorëzua më 30 shtator 2022.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]