fbpx

Sot mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Paradite ngrohtë dhe mund të ketë edhe ndonjë interval kohor me diell. Gjatë ditës dhe pasdites priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat pritet të sjellin reshje shiu. Vende-vende priten rrebeshe të izoluara me vetëtima dhe bubullimë. Në mbrëmje vonë ulje e temperaturave dhe reshje bore në viset kodrinore-malore fillimisht.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot mjaft i ndryshueshëm. Paradite me intervale kohore me diell, ndërsa pasdite me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Të dielën në tërë rajonin na pret mot tërësisht i vranët dhe i ftohtë. Herë pas here priten reshje shiu, shqote e bore varësisht nga lartësia mbidetare. Vende-vende priten reshje pak më intensive.

Të hënën dhe të martën përmirësim i motit, ndërsa të mërkurën reshje të reja atmosferike, fillimisht reshje shiu pastaj edhe bore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]