fbpx

Sot mot me diell, vranësira dhe riga shiu

nga Revista Kosovarja

Në Kosovë, sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në pjesën e dytë të ditës vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu, kryesisht në veri, perëndim dhe jugperëndim të vendit.

Në orët e para të ditës ka mundësi që në viset e ulëta të paraqitet mjegull, si pasojë e radiacionit.

Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-27 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlerat e mesatares. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]