fbpx

Sot në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira, por edhe intervale kohore me diell. Do të jetë pak më ngrohtë se dje. Pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë, më të përqëndruara në jug dhe lindje të vendit. Në viset tjera reshjet do të jenë më të izoluara.

Në Shqipëri pritet të mbajë mot mjaft jo-stabil. Gjatë ditës priten zhvillime të fuqishme vranësirash të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë të cilat nuk do të kursejnë as bregdetin.

Rrebeshe lokalisht të fuqishme nesër priten edhe në Maqedoninë Veriore, ndërsa më të pakta në Luginën e Preshevës. Vetëm në Mal të Zi dhe veri-perëndim të Kosovës nesër pritet mot me intervale kohore me diell dhe vranësira, por kryesisht pa reshje, apo me ndonjë zhvillim të izoluar.

Të mërkurën pritet mot i ngjashëm, por pak më ngrohtë. Masa ajrore me jo-stabilitete të fuqishme pritet të përqëndrohet në jug-qendër dhe lindje të Shqipërisë, pastaj në shumë vise të Maqedonisë së Veriut dhe juglindje të Kosovës. Në viset tjera më shumë intervale kohore me diell dhe me ndonjë zhvillim ose rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë.

Nga e enjta në tërë rajonin, përpos intervaleve kohore me diell priten zhvillime të vranësirave vertikale pasditeve të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]