fbpx

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot relativisht me diell

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i ngrohtë. Gjatë ditës priten edhe vranësira të herëpashershme të cilat nuk do të ndikojnë shumë në kushtet sinoptike.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot më i ngrohtë, me intervale kohore të gjata me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Të dielën na pret mot i ngjashëm, me intervale kohore me diell dhe vranësira. Temperaturat pritet të shënojnë ngritje të mëtutjeshme graduale. Të hënën dhe të martën temperaturat pritet të prekin dhe tejkalojnë shifrën 20 edhe në Kosovë.

Nga e mërkura ulje e temperaturave dhe reshje shiu. Në viset malore reshje bore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]