Bashkatdhetarët tanë, që jetojnë e veprojnë në Diasporë, dita-ditës po shënojnë suksese të mëdha në tregun evropian, por edhe më gjerë, shkruan Kosovarja
Njëri ndër ta është , padyshim më i njohuri , Ilir Sinani, i cili me kompaninë “Sinani GmbH & Co. KG”, pronar i së cilës edhe është, ka arritur të bëhet i njohur dhe suksesshëm në tregun gjerman, falë kualitetit dhe cilësisë së punës që bën.
Ilir Sinani është biznesmen i dëshmuar, me sukses të madh në Gjermani. Siç dihet, veprimtaria e tij është e hapur në shumë fusha, si në ndërtim, futboll e humanizëm, e këtë të fundit e bën me shumë me dashje , me zemër e vullnet të madh.
Me një fjalë , Ilir Sinani me suksese në fushën e biznesit dhe në sferën private , cilësohet të jetë një nga shqiptarët që ia del mbanë në çdo drejtim, për çka edhe është bërë i njohur e model për shumëkë.
Iliri , njihet veçanërisht edhe për shpirtin e tij human dhe aktivizimin në shumë iniciatova humanitare. Njihet edhe si prind e familjar i mirë. Ju kujtojmë se djali i tij , tashmë i njohur në botën e muzikës e të showbizit , me emrin Flow , po arrin suksese në saje të talentit , por edhe të përkrahjes të babait tij , Ilirit.
Sot, Ilir Sinani feston ditëlindjen nën bekimin e njerëzve më të dashur, të gjithë atyre që punojnë në bizneset e tij dhe mbajnë familjet me të ardhurat që marrin dhe një mori familjesh që gëzojnë ndihmë bamirëse nga ai.
Sot, me këtë rast e ditë të veçantë , Iliri merr urime edhe nga personalitete të njohura, bashkëpunëtorë e miq të shumtë gjithandej .
E, urimeve i bashkëngjitet edhe stafi i revistës “Kosovarja” – Gëzuar ditëlindjen Ilir Sinani! Kosovarja/