fbpx

“Sot nuk qava…”/ Rudina Dembacaj feston ditëlindjen, postimi që mori vëmendjen e ndjekësve

nga Revista Kosovarja

Aktorja e dashur për publikun, Rudina Dembacaj feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë, ajo ka marrë shumë urime nga familjarët, miqtë, kolegët dhe fansat.

Ndërkohë në profilin e saj në “Instagram”, Rudina ka publikuar një fotografi ku shfaqet me duart e mbushura me shumë buqeta me lule.

Por vëmendjen më të madhe e ka marrë mbishkrimi që Dembacaj ka shkruar bashkëngjitur me pozën në fjalë.

“Pas shumë vitesh, sot nuk qava për ditëlindje por qesha dhe përqafova me shumë ngrohtësi, njerëz që janë afër zemrës. Faleminderit për këto emocione!”, ka shkruar aktorja e njohur në postimin që menjëherë ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra urime.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]