fbpx

Sot për të dytën ditë me radhë, vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

nga Revista Kosovarja

Sot për të dytën ditë me radhë, vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Dje ka filluar dëshminë dëshmitari i 10 i mbrojtjes, Safet Gashi, në gjykimin ndaj Pjetër Shalës. I njëjti dje, ka thënë se nuk e di që UÇK-ja ka arrestuar apo ndaluar dikë. Ai tha se UÇK-ja nuk ka pasur të bëjë asnjëherë me civilë.

Gjatë pjesës së dytë të seancës së djeshme, dëshmitari Gashi është marrë në pyetje nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, e përfaqësuar nga prokurorja Gaia Pergolo.

Dëshmitari Safet Gashi do të vazhdojë dëshminë e tij edhe gjatë ditës së sotme, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përkatësisht në çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës.

Rikujtojmë se Shala u arrestua më 16 mars 2021 në Belgjikë dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 15 prill 2021.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]