fbpx

Sot përfundon kufizimi i orarit të punës për shkak të temperaturave të larta

nga Revista Kosovarja

Sot përfundon kufizimi i orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta.

Kështu bën të ditur Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media, në të cilin thuhet se sipas parashikimeve java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë:

Pas konsultimeve me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Hidrometeorologjik, Ministria e Shëndetësisë njofton se vendimi për kufizimin e orarit të punës për disa kategori shoqërore për shkak të temperaturave të larta përfundon sot, më 20 korrik 2024.

Sipas parashikimeve, java e ardhshme do të karakterizohet nga temperatura që nuk paraqesin rrezik për kategoritë e cenueshme të shoqërisë.

Ministria e Shëndetësisë do të vazhdojë të monitorojë situatën klimatike dhe të bashkëpunojë me institucionet përkatëse për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]