Pushtet e opozita në Gjilan janë dakorduar që ta votojnë atë. Pajtimi u bë pasi përpjekjet e kryetarit të komunës, Alban Hyseni, për miratimin e buxhetit pa mbështetjen e opozitës dështuan.
Sot pritet të marr epilogun situata e krijuar tash e shtatë muaj me mos miratimin e buxhetit për sivjet në Komunën e Gjilanit.
Seanca e Kuvendit të Komunës pritet të filloi në orën 10:00.
Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni, ka bërë të ditur se pas takimit të fundit në Komitetin për Politikë dhe Financa, i është kërkuar të anuloj thirrjen për seancën urgjente të orës 16:00, e cila tashmë është anuluar.