fbpx

Sot shënohet Dita e Fëmijëve

nga Revista Kosovarja

Në mbarë botën sot shënohet 1 Qershorit – Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve.

Dita e fëmijëve u vendos në këtë datë sepse është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në 1925. Në të njëjtën ditë, rastisi që konsulli i përgjithshëm kinez në San Francisko mblodhi së bashku një numër të konsiderueshëm fëmijësh jetim kinezë të festonin në festivalin e “Anijes së Dragoit”. Dy vjet më pas Festa e 1 qershorit filloi të festohet në të gjithë botën.

Në Kosovë dhe mbarë botën, kjo ditë u kushtohet fëmijëve, me aktivitete të larmishme.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, komuna e Prishtinës organizon aktivitetet me këngë, valle e balet në sheshin “Nënë Tereza”. (Ora 12:00-18:00), poashtu do të hapet ekspozita “Jeta e egër nga fotografët e rinj” në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. (Ora 12:00-18:00)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]