fbpx

Sot varroset 24 vjeçari që vdiq mbrëmë në poligonin e shenjëtarisë

nga Revista Kosovarja

Një 24 vjeçar humbi jetën mbrëmë në Obiliq.Si fillim rasti u raportua si plagosje në një poligon të shenjëtarisë në këtë komunë, por më vonë nga të dhënat fillestare u theksua se ky i fundit kishte kryer vetëvrasje.

Nga familjarët e të ndjerit është bërë e ditur se varrimi i tij bëhet sot në varrezat e fshatit Sllovi, nga ora 15:00.

Përmes një publikimi në Facebook nga klubi i shenjëtarisë “Katana”, mbrëmë është thënë se duke pasur respekt ndaj privatësisë së personave të përfshirë me ngjarje, në poligonin e shenjëtarisë ka ndodhur një vetëvrasje e qëllimshme.Po ashtu është theksuar se kjo ngjarje ka ndodhur përkundër faktit se janë zbatuar të gjitha procedurat dhe standardet e sigurisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]