fbpx

Sot vranët e me rrebeshe shiu

nga Revista Kosovarja

Mot jostabil, kryesisht me vranësira parashihet ditën e premte.

Që nga orët e paraditës priten mundësi për reshje shiu, që pasdite do të zhvillohen edhe si rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale 6-10C, e ato maksimale ndërmjet 12C e 14C, njofton Prishtina Weather.

Rrebeshe shiu kalojnë edhe ditën e shtunë, e me rënie të temperaturës, deri në mbrëmje reshje bore pritet edhe përgjatë viseve kodrinoro-malore.

Të dielen më ftohtë e me kthjellime. Pas ngricave të hënën në mëngjes, në fillim të javës temperaturat maksimale sërish rikthehen në 15C.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]