fbpx

Spanja shpall gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike

nga Revista Kosovarja

Ministria e Brendshme e Spanjës ka shpallur gjendje emergjente pas ndërprerjes masive të energjisë elektrike të hënën, shkruan “BBC”.

Shkaqet e problemeve janë ende duke u hetuar, por aktualisht është përjashtuar mundësia e një sulmi kibernetik.

Ministria e Brendshme e Spanjës ka thënë se statusin e gjendjes emergjente mund ta aplikojnë rajonet që e kërkojnë atë. Deri më tash Madridi, Andalusia dhe Extremadura kanë kërkuar nga qeveria qendrore të marrin në përgjegjësi rendin publik dhe funksionet tjera.

Ndryshe, Spanja dhe Portugalia u goditën të hënën nga një ndërprerje e energjisë elektrike që paralizoi transportin publik, shkaktoi bllokime të mëdha në trafik dhe vonesa në fluturime. Aktualisht, operatorët e shërbimeve publike po përpiqen të rikthejnë funksionimin e rrjetit elektrik.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]