fbpx

Specat e mbushur me djathë në kavanoz

nga Revista Kosovarja

Kavanozat me speca ruani në vend të ftohtë dhe të errët.

Përbërësit:

– 1,5 kg speca të ëmbël;
– ½ kg speca djegës;
– 1,5 kg djathë;
– 2 l hirrë;
– 4 lugë kripë.

Përgatitja:

Hirrën dhe kripën përzieni dhe lini të vlojnë, pastaj ftohni.

Djathin thërrmojeni dhe mbushni specat.

Radhisni në kavanoz dhe qitni sipër hirrën e zier dhe të ftohur.

Ruani në vend të errët dhe të ftohtë.

Ju bëfshin mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]