fbpx

Specialja konfirmon se Thaçi do të lejohet të qëndrojë edhe me familjen e ngushtë pas nderimeve tek varri

nga Revista Kosovarja

Gjykata Speciale kanë konfirmuar për Express vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderaj për të vizituar varrin e babait të tij Haxhi Thaçi.

Gjithashtu kanë bërë me dije se Thaçi do të lejohet që të qëndrojë edhe me familjarët e tij të ngushtë për ngushëllime, pas nderimeve tek varri.

“Po. Për arsye bindëse humanitare, trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyryr në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në paraburgim nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Sepciale, Michale Doyle për Gazeta Express./Express

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]