fbpx

Specialja nuk e lejoi Thaçin të marrë pjesë në varrimin e babait, Rama: Gjykatë e turpshme!

nga Revista Kosovarja

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pasi Gjykata Speciale nuk ka lejuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Përmes një postimi në rrjetin social, X, Rama shkroi se ky vendim është i turpshëm dhe i ulët.

Duke shtuar se kjo gjykatë e ka kthyer drejtësinë ndërkombëtare në shaka, transmeton Klankosova.tv

“Një veprim i ulët nga një gjykatë e turpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shkroi Rama në X.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]