fbpx

Specialja ua vazhdon paraburgimin Thaçit e Veselit

nga Revista Kosovarja

Gjykata Speciale ua ka vazhduar paraburgimin dy krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Vendimi është marrë nga Trupi Gjykues me në krye gjyqtarin Charles Smith II.

Në vendimin për Veselin që e ka parë lajmi.net, i cili është marrë më 19 dhjetor, thuhet se Prokuroria ka afat që deri më 30 janar të dërgojë parashtresat për shqyrtimin tjetër të paraburgimit.

I njëjti afat, prokurorisë i është dhënë edhe në rastin e Thaçit.

Thaçi e Veseli gjenden në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020, raporton Gazeta10.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]