fbpx

Stilistja me famë botërore i bën dhuratën e ëmbël voglushës së Marina Vjollcës

nga Revista Kosovarja

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë.

Vajza e çiftit erdhi në jetë më datë 24 nëntor 2021, duke u dhënë prezantueses dhe reperit epitetin prindër.

Vetëm 1 ditë pas çifti na ëmbëlsuan duke publikuar fotografinë e parë me bebin.

Në fotografi shihet duart e familjes së kompletuar Selimi pas 9 muajsh pritje të ëmbël.

“Faleminderit zotit që na bekoi me një engjëll si ti, jeta jonë. Marget Selimi”, ka shkruar çifti përmes rrjeteve sociale duke konfirmuar kështu edhe emrin unik të vajzës që mishëron emrat e prindërve të saj.

“Vogëlushja ime ndihet më e llastuara në botë nga ty. Faleminderit nga thellësia e zemrës”, shkruan Marina, teksa të gjithë presim me padurim t’i shohim nënë e bijë së bashku të veshura me këtë dhuratë.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]