fbpx

Stoltenberg: Kemi rritje të tensioneve, e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë

nga Revista Kosovarja

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka folur për praninë e Aleancës veri-atlantike nëpërmjet misionit të saj KFOR në Kosovë.

Në nisje të takimit dyditor të ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, Stoltenberg, mbajti konferencë të përbashkët me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelensky.

“Po ashtu adresojmë edhe praninë tonë në Kosovë. Ne kemi rritje të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”,tha Stoltenberg.

Takimi i ministrave të mbrojtjes së aleancës, mbahet më 11 dhe 12 tetor në Bruskel.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]