fbpx

Stresi dhe Gresa do të shijojnë një darkë romantike

nga Revista Kosovarja

Një darkë romantike e me plot finesë dhe e zbukuruar me trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë, është bërë gati enkas për dy banorët e shtëpisë, Stresin dhe Gresën.

Dyshja mbrëmjen e sotme do ta shijojnë darkën në dhomën e sekreteve, të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë, e ku do ta kenë mundësinë t’i shprehin njëri-tjetrit çdo gjë.

Për më shumë detaje do të presim momentin kur Stresi dhe Gresa të ftohen nga produksioni për të kaluar për tek pjesa ku është shtruar darka.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]