fbpx

Stresi dhe Xhuli po ua kanë frikën banorëve tjerë?

nga Revista Kosovarja

Në një bashkëbisedim të fundit, Stresi dhe Xhuli kanë folur për lojën dhe për finalen e madhe.

Reperi shprehet se të gjithë banorët do ti kenë kundër, duke e paralajmëruar modelen.

“Do të mundohen të na nxjerrin prej taktit, nuk duhet me ra, a më kupton…”, është shprehur Stresi derisa Xhuli ia ka pohuar duke i kërkuar të ketë vetëm qetësi.

“Mbaje mend se do të vije dita që kemi me gatu vetëm për njëri-tjetrin. Mbaje mend…”, ka vazhduar reperi, teksa modelja ka thënë se gatuan për të gjithë.

Tutje, Stresi i ka shpjeguar se në javën e fundit mbesin vetëm katër veta në shtëpi dhe i ka sugjeruar Xhulit se “për ta marrë situatën siç duhet, atëherë duhet me u largu prej të gjithëve”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]