fbpx

Studim: Gjysma e botës do të kalojë një verë 6-mujore

nga Revista Kosovarja

Një studim i ri vë në dukje se pasja e një sistemit të mirë të kondicionimit të ajrit do të ketë jetike në Hemisferën Veriore deri në fund të shekullit. Kjo pasi gjysma e Tokës, do të përjetojë një sezon veror që do të zgjasë thuajse gjashtë muaj çdo vit.

“Verërat po bëhen gjithnjë e më të nxehta, ndërsa dimrat janë më të shkurtër dhe më të ngrohtë për shkak të ngrohjes globale”- thotë Juping Guan, oqeanograf fizik në Institutin e Oqeanologjisë së Detit të Kinës Jugore, Akademia Kineze e Shkencave, autori kryesor i studimit.

Ne jemi mësuar me një botë me 4 sezone, secili me afro të njëjtën kohëzgjatje çdo vit, dhe me një renditje të njohur. Sidoqoftë, kjo gjë ka të ngjarë të ndryshojë deri në fund të këtij shekulli në Hemisferën Veriore. Dhe nxitësi kryesor është ndryshimi i klimës.

Sipas një skenari, si datat e fillimit ashtu edhe kohëzgjatja e sezoneve individuale do të përjetojnë ndryshime të rëndësishme dhe të parregullta deri në fund të shekullit. Megjithatë, në përgjithësi regjistrimet e kaluara tregojnë se verërat janë bërë më të gjata dhe më të ngrohta ndërsa dimrat janë bërë më të shkurtër gjatë 50-70 viteve të fundit, duke sugjeruar se kjo prirje do të vazhdojë (ose do të shtohet) në të ardhmen.

Autorët thonë se studimi i tyre u nxit nga ndryshimet e vëzhguara në ciklin e stinëve, duke treguar raporte të motit të paarsyeshëm. Për shembull, pranverën e rremë apo dëborën e rënë në maj, dhe dukuri të ngjashme, thotë Guan.

Ata përdorën regjistrimet ditore të motit gjatë viteve 1952-2011 në Hemisferën Veriore për të përshkruar se si ndryshonte çdo sezon në gjatësi dhe fillimin e tij në këtë zonë.

Vera është përcaktuar si koha kur në 25 për qind të kohës regjistrohen temperaturat më të nxehta të çdo viti, ndërsa dimri është përcaktuar si koha kur temperaturat shënojnë25 për qind të ditëve më të ftohta të vitit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]