fbpx

Studimi: Burrat e martuar kanë zemër më të shëndetshme se beqarët

nga Revista Kosovarja

Shkencëtarët pohojnë se martesa mund të jetë e mirë për zemrën tuaj në më shumë se një mënyrë. Përveçse të bën të ndihesh i dashuruar, një partner afatgjatë mund të ulë rrezikun e vdekjes nga dështimi i zemrës.

Studiuesit zbuluan se burrat që nuk martohen kurrë kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundje sesa ata që janë të martuar. Studiuesit gjurmuan normat e mbijetesës në 94 amerikanë të cilët u diagnostikuan me sëmundjen gjatë një dekade.

Dr Katarina Leyba, nga Universiteti i Kolorados, tha:Ekziston një lidhje midis statusit të marrëdhënies së një personi dhe prognozës së tyre klinike. Ndërsa popullsia jonë po plaket dhe po jeton më gjatë, është e rëndësishme të përcaktohet se si t’i mbështesim më së miri dhe kjo mund të mos jetë aq e lehtë sa marrja e një pilule. Ne duhet të mendojmë për pacientët tanë jo vetëm për sa i përket faktorëve të tyre të rrezikut mjekësor, por edhe kontekstit të jetës së tyre.

Studimet e kaluara kanë zbuluar se të qenit i martuar rrit shëndetin dhe çon në një jetë më të gjatë, veçanërisht për meshkujt. Të kesh një bashkëshort/e redukton vetminë dhe problemet e shëndetit mendor, gjë që ndihmon në uljen e rrezikut të presionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Studimi i Dr Leyba përdori të dhëna nga 6800 njerëz dhe krahasoi shëndetin dhe statusin e tyre martesor. Meshkujt e diagnostikuar me dështim të zemrës kishin 2.2 herë më shumë gjasa të vdisnin brenda pesë viteve nëse ishin beqarë gjatë gjithë jetës sesa nëse ishin të martuar.

Statusi i martesës nuk ndikoi në rrezikun e vdekjes së grave me dështim të zemrës. Rreth 900,000 britanikë e kanë këtë sëmundje, e cila është e pashërueshme dhe bën që muskujt të bëhen shumë të dobët ose të ngurtësuar për të pompuar gjakun siç duhet

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]