fbpx

Stuhi dhe erëra të forta: Rrëzohet një lis në oborrin e spitalit të Ferizajt

nga Revista Kosovarja

Për shkak të erërave të forta, në oborrin e spitalit të Ferizajt është rrëzuar një lis.

Sipas pamjeve më poshtë, ky lis ka rënë mbi disa vetura që kanë qenë të parkuara afër këtij spitali.

Në lidhje me këtë incident janë deklaruar edhe nga Policia e rajonit të Ferizajt,

“Një lis është rrëzuar në oborrin e spitalit të Ferizajt dhe si pasojë është dëmtuar një veturë”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Basri Shabani.

Pak më parë në Prishtinë filluan reshje të mëdha të shiut, por pati edhe breshër.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]