fbpx

Sulmi në Poloni, Estonia bëhet gati: Të gatshëm ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s

nga Revista Kosovarja

Dy njerëz kanë mbetur të vrarë në Poloni pasi që dy raketa kanë rënë në afërsi të kufirit me Ukrainën.

Lidhur me këtë ka reaguar Estonia, ku ministria e Punëve të Jashtme të këtij shteti kanë thënë se janë duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë.

Në cicërimën e tyre në Twitter thuhet se Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO’s.

|Lajmet e fundit nga Polonia janë më shqetësuese. Ne jemi duke u konsultuar ngushtë me Poloninë dhe aleatët e tjerë. Estonia është e gatshme të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s. Ne jemi në solidaritet të plotë me aleatin tonë të ngushtë Poloninë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]