fbpx

Sulmohet me thikë një person në Fushë Kosovë, dërgohet për trajtim në QKUK

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person është sulmuar me thikë dje në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas policisë, viktima ishte sulmuar me thikë nga një person i panjohur, derisa është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Ndërsa, rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore.

“Rr. Pejës , F. Kosovë 22.08.2021-21:55.  Viktima  mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti është sulmuar me thikë nga një person i panjohur. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]